Çfarë duhet të keni parasysh para se të bëni grim të përhershëm (grim tatuazh)

loading...

femer-grim-mekaup-perhershem-tautazh-parasyshe

loading...

emi gjithnjë duke shikuar të përshpejtojmë rutinën tonë të kujdesit për bukurinë, që të kalojmë sa më pak kohë para pasqyrës dhe më tepër në krevat çdo mëngjes të mundshëm. Sa më tepër të jetë produkti universal, efiçient dhe jetëgjatë, aq më mirë – mirëpo makijazhi i përhershëm e sjell këtë ide në një nivel tjetër.

Paramendoni të zgjoheni me vetullat perfekte të plota, çdo mëngjes të mos keni nevojë të mendoni për llajnerin tuaj për vetullat.

Mirëpo, të bërit tatuazh vetullat kërkon shumë më tepër përkushtim sesa të bleni një kombo të re në kozmetikë.

Procedurat e mikropigmentimit nuk janë të popullarizuara vetëm tek njerëzit që dëshirojnë thjeshtëzimin e rutinave të tyre, mirëpo edhe tek ata që i janë nënshtruar kimioterapisë dhe kanë humbur qimet e tyre, apo kanë patur operacion kirurgjik në gjoksin e tyre dhe dëshirojnë të definojnë areolat.

Vijëzimi i syve dhe i vetullave me tatuazh është gjëja më e popullarizuar, mirëpo makijazhi i përhershëm përfshinë edhe vijëzim të buzëve, buzëkuqin, kamuflimin e plagëve e tj. Makijazhi i përhershëm është një gjë që duhet të konsiderohet me kujdes-sikurse që duhet kur bëni nëj tatuazh artistike. Andaj bëmë disa pyetje për ju.

Çmimi që do e paguani

Makijazhi i përhershëm mund të ju kushtojë nga $50 për një shenjë bukurie deir në $400 për vijëzim të syve dhe $800 për hijëzim të tyre, varësisht nga procedura dhe ku bëhet performimi. Majkëll Golld që specializon në dermatologji medicinale, kirurgjike dhe kozmetike- këshillon që ky veprim të ndërmerret në zyrën e mjekut e jo në ndonjë spa, salon bukurie apo atelje tatuazhi.

loading...