Çfarë duhet të bëni kur digjeni nga dielli

djegje-nga-dielli-620x330-530x282

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të digjemi nga rrezet e diellit kur kemi shkuar në plazh. Shumë nga ju do të mendojnë se gjëja më e mirë që mund të bëni menjëherë sa shkoni në shtëpi, është të bëni një dush të ftohtë, por ka një mënyrë më efektive për të shëruar djegien.
Mjeku dermatolog Joshua Zeichner thotë se qumështi është shumë më i mirë për problemin e djegies nga dielli. Ai këshillon të merrni pak qumësht dhe ta hidhni në një enë me akull. Më pas, me një napë aplikojeni qumështin në lëkurë.
“Proteinat në qumësht e veshin lëkurën, në krahasim me ujin që avullon dhe ndihmojnë për të riparuar lëkurën e dëmtuar”, – shpjegon mjeku. Ai këshillon të përdoret qumësht pa yndyrë, pasi sasia e proteinave aty është më e lartë.