Çfarë do të ndodhë me azilkërkuesit pas liberalizimit?

loading...


Migrimi i mijëra kosovarëve drejt shteteve evropiane që ndodhi dy vitet e fundit nuk i shkaktoi probleme Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Mijëra kosovarë vazhdojnë të qëndrojnë neper vendet evropiane, disa ilegalisht e të tjerët kanë kërkuar azil.

Vetëm në gjermani kanë kërkuar azil mbi 37 mijë persona.

Zëdhënësja e Zyrës Federale për Migracion, Edith Avram ka thënë për thënë se numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil ishte i lartë. Avram ka thënë për “Zëri” se numri i përgjithshëm i azilkërkuesve kosovarë të regjistruar përmes sistemit “EASY-System” është 53801 ( pesëdhjetë e tremijë e tetëqind e një), raporton “zeri.info”.
“Në vitin 2014 përmes “EASY-System” (sistem kompjuterik i regjistrimit) janë regjistruar 20.126 azilkërkues nga Kosova. Në vitin 2015 përmes “EASY-System” janë regjistruar 33.049 azilkërkues nga Kosova. Ndërsa në periudhën 01.01.2016 deri me 31.03.2016 janë regjistruar 626 azilkërkues nga Kosova” ka thënë Avram.

Më këto statistika të azilkërkuesve kosovar në gjermani, Kosova del të jetë vendi i tretë për nga numri i aplikimeve . Në bazë të statistikave të institucioneve kosovare, gjatë vitit 2015-të, Kosova tejkalon edhe shtete të Lindjes së Mesme sa i përket numrit të azilkërkuesve. Iraku dhe Afganistani kanë numër më të vogël të azil kërkuesve sesa Kosova. Vendi i parë që mban primatin është Siria dhe shtetet e tjera arabe që kanë 162 mijë e 510 azil kërkues. Shqipëria renditet e dyta me 54 mijë e 762 persona. Ndërsa Kosova renditet e treta me 37 mijë e 95 kërkesa, raporton ‘zeri.info’.
azz_1462349366-8159882

loading...

loading...