“Çerri” shkodrani kap nga flokët dhe godet vajzën me syze, por nuk mbaron me kaq (VIDEO)


Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës pranë pedonales, ku disa fëmijë të vegjël që mendohet se janë të një shkolle fillore të këtij qyteti janë filmuar duke u rrahur me njëri-tjetrin. Ajo që të bie në sy më së shumti është se si një djalë i vogël në trup kap nga flokët dhe godet një vajzë me syze. Nuk dihet arsyeja e konfliktit por pas kësaj në pamje duket se si afrohet një vajzë tjetër e cila ushtron përsëri dhunë mbi vajzën e gjorë. Ky është një shembull mjaft i keq në lidhje me bazat e sjelljes që duhet të ketë çdo qytetar, duke menduar moshën mjaft të re të tyre. Po kur të rriten edhe pak si do ta tradhëtojnë njëri-tjetrin?