Cerezo: Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet në Madrid

cerezo

“Dy skuadra madrilène që do të luajnë për trofeun duhet ta zhvillojnë këtë përballje në Madrid”. Nuk ka dyshime Enrique Cerezo për qytetin ku duhet të luhet finalja e Kupës së Mbretit, e cila është parashikuar më 18 Maj. President i Atletico Madridit tha para gazetarëve se qyteti ështe Madridi por për stadiumin preferoi atë të “Los Colchoneros”, “Vicente Calderon”.

“Unë mund t’ju garantoj se finalja do të luhet në Madrid dhe për këtë nuk do të ketë ndryshime, ndërsa për pyetjen se në çfarë stadium, logjika më thotë se ajo do të zhvillohet në “Vicente Calderon”. Të flas me Perez? Nuk kam nevojë të flas me asnjeri për këtë çështje sepse vendos Federata”.

Lidhur me barazimin e Atletico Madrid me Malagan në ndeshjen e fundjavës në Premier Division, Cerezo tha se ekipi i tij meritonte më shumë se 1 pikë.