CELULITI: SI TA ELIMIONI?

loading...

2-6-726x400

loading...

Ёshtë e mundur të kurohet dhe parandalohet celuliti, si nga jashtë ashtu dhe nga brenda, në sajë të mënyrave natyrore.

Ju sugjerojmë një metodë të thjeshtë për përgatitjen e një pastrimi anti-celulit për t’u përdorur pas dushit, krejtësisht natyrale duke përdorur përbërësit që keni në dispozicion, në pak minuta, siç do të shihni në recetën e mëposhtme:

1-21-1024x512

Për përgatitjen e recetës anti-celulitit duhet:

– Kripë e trashë (mundësisht kripë himalaje) – Kripë e hollë (bën dhe kripa e tavolinës) – Vaj orizi – Vaj ulliri ekstra i virgjër – Vaj esencial mente – Vaj esencial rozmarine – Vaj esencial limoni – 1 kavanoz i vogël qelqi, i larë dhe i sterilizuar me alkool – 1 lugë. Filloni përgatitjen e recetës anti-celulitit duke shtuar në kavanoz qelqi katër lugë të kripës së trashë, më pas shtoni katër lugë kripe të hollë.

3-2

Vazhdohet me pesë lugë vaj orizi, e ndjekur nga tre lugë vaj ulliri ekstra të virgjër.

Përbërësi i fundit që do të shtohet në recetë janë vajrat esenciale: 15 pika vaj esencial limoni, 10 pika vaj esencial rozmarinë dhe 10 pika vaj esencial mente.

Në këtë pikë është e mjaftueshme që thjesht të përzihen të gjithë përbërësit së bashku me një lugë. Pasi receta është përfunduar, kjo përbërje duhet të masazhohet në lëkurë të lagur gjatë kohës që jeni në dush dhe më pas shpëlahet.

Kjo do ta bëjë lëkurën super të butë!

Vajrat esenciale si përbërësit e recetës mund t’i gjeni në https://www.facebook.com/BioNaturalShop/?fref=ts.

Atyre i atribuohen më së shumti vetitë anti-celulitit. Përveç kësaj, rëndësi të veçantë ka dhe ushqimi. Duhet t’i thoni PO frutave dhe perimeve, dhe JO sheqernave, qumështit dhe biskotave, JO ushqimeve të konservuara, të ngrira.

Këshillohet një herë në ditë të konsumohet një sallatë me fruta të stinës. P.sh. të kombinohet gjysëm molle, me katër kokrra rrush, tre thelpinj mandarine, gjysëm portokalli. Duke i bërë pjesë të rutinës suaj këto receta, rezultatet do të jenë mahnitëse.

3-3

loading...