Çeku: FSK-ja do të jetë ushtri

loading...

loading...
Ministri i FSK-së Agim Çeku pas takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka deklaruar se FSK-ja është në rrugë të mbarë që në të ardhmen e afërt të jetë një ushtri e Kosovës.

Çeku i ka siguruar qytetarët e Kosovës se nuk ka vend për shqetësim sepse FSK-ja do të jetë ushtri e Kosovës. Çeku ka deklaruar se dërgimi i FSK-së në veri sipas marrëveshjes do të ndodh në bashkëpunim me Kforin, por nuk ka specifikuar kohën,transmeton zeri.

Rreth mundësisë së përfshirjes së strukturave paralele në FSK, Çeku ka thënë se numri është i plotësuar dhe nuk ka vend. Ndërkaq ambasadori anglez, Cliff iu ka shmangur deklarimeve rreth asaj se a do të jetë FSK-ja ushtri apo jo. /LajmeOnline/

loading...