Çeku: Fondi i 3 përqindëshit ndihmoi me mbi 20 mijë marka Adem Jasharin (Dokument)


Delegati dhe veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës që jeton dhe vepron në Gjermani, Emrush Çeku ka treguar se si një muaj para se të vritej familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari ishte ndihmuar nga fondi i 3 përqindëshit me 20.700 marka për të blerë armatim.
Çeku në emisionin Info Box të TV Dukagjinin ka prezantuar një dokument në të cilin evidentohen paratë e dhëna nga diaspora në Gjermani për Adem Jasharin.
Në këtë dokument janë të evidentuara shumat e dhëna (20 mijë e 700 marka) nga aktivat e LDK-së për Baden Wurtemberg, më datën 2 korrik të vitit 1998.
Pranuesi i parave ka qenë vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari, i cili e ka vendosur nënshkrimin e tij.
Çeku ka thënë se ndihma e aktivave të LDK-së për Adem Jasharin ka qenë shumë më e hershme.
“Janë ndihmuar edhe shokët e grupit të Adem Jasharit, që kanë hyrë për herë të parë në Kosovë, më 2 dhjetor 1991. Kanë qenë 34 ushtarë të armatosur. Me ta ka qenë Murat Jashari, Ilaz dhe Fadil Kodra, Sahit Jashari dhe vet Adem Jashari”, ka sqaruar ai. /Telegrafi/
o1

o2