Cech përfundon stinorin, Terry mungon ndaj Liverpoolit

loading...

0

loading...
Chelsea ka marrë dy goditje të rënda pas sfidës ndaj Atletico Madridit. Petr Cech përfundoi stinorin pas lëndimit të pësuar në Madrid, teksa John Terry do të mungojë në sfidën ndaj Liverpoolit.
Probleme për Chelsean. Skuadra londineze u largua nga stadiumi i Atletico Madridit me dy lojtarë të lënduar.

Portieri, Petr Cech, i cili pësoi një lëndim pas një ndërhyrje nga Raul Garcia, nuk do të jetë më në gjendje të ndihmojë skuadrën e tij këtë stinor.

Çeku mori lëndim në krahun e tij të majtë, duke e detyruar trajnerin e tij, Jose Mourinho, ta zëvendësonte me australianin, Mark Schëarzer.

I lënduar nga ndeshja me Atelticon doli edhe kapiteni, John Terry. Ky i fundit do të mungojë në sfidën shumë të rëndësishme të Chelsesat ndaj Liverpoolit në Premierligë, teksa nuk pritet të luajë as në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës spanjolle.

loading...