Ç’donte zjarrëfikësi në helikopterin e rrëzuar në Shkodër?


Në vijim të akuzave për rrëzimin e helikopterit të Forcave të Armatosura, një tjetër denoncim ka postuar në profilin e tij në FB deputeti demokrat, ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai i referohet një mesazhi dërguar në adresën e tij nga një ushtarak i Forcës Ajrore i cili akuzon zyrtarët për gënjeshtër, si lidhur me trajnimin e dy pilotëve në Gjermani, për faktin se helikopteri ishte përdorur në operacionet e përmbytjeve dhe për faktin se ushtari në bord, ishte zjarrfikes” jo operator bordi.

Postimi i Berishes

Piloti dixhital denoncon:

Me fakte te pakundershtueshme si mashtrues; Mimin, gjeneral Trafikun dhe papagajte e tyre ne media. Per me hollesisht lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje z.Berisha! Jam nje ushtarak i Forces Ajrore tejet i revoltuar duke ndjekur “Debati” ne Klan! Nuk e immagjinoj dot se si mund te genjesh e te tallesh ne kete menyre me jetet e humbura te piloteve tane. 1. Pilotet e ndjere kane qene te patrainuar ne Gjermani sipas kontrates, por vetem me 12 ore baze te kalimit ne tip e quajme ne. 2. Per kete arsye, plani i fluturimit mbi siperfaqe ujore pa trainim SAR eshte krim i paralajmeruar. 3. Genjeshter e pafytyre dhe e qellimshme nga perfaqesuesi i Shtabit te Pergjithshem, kur tha se per permbytjet jane perdorur EC145, kur ne fakt jane perdorur per SAR (kerkim shpetim), vetem Cougar per te cilet ne kemi vetem 4 pilote te specializuar, dhe dy koleget e ndjere nuk ishin pjese e kesaj 4-she. 4. Ushtari qe ndodhej ne bord, eshte “zjarrfikes” jo operator Bordi, c’ka eshte shkelje flagrante e rregullave te sigurimit ne fluturim. 5. Si mundet qe brenda 1.5 vitesh te humbasesh 3 pilote dhe nje helikopter te fjales se fundit, dhe askush nga drejtuesit e regjimentit, Shtabit apo qofte dhe niveleve politike, te mos mbaje pergjegjesi? Ndjese qe u zgjata, z. Berisha, por keta kane bllokuar edhe mediat si ne kohe te merhumit. Ju falenderoj me zemer qe I jepni ze se vertetes.
helikopteri-600x445