Çdo gjë që keni dëshiruar të dini për ujin dhe dobësimin

ujii[1]

Nuk e quajnë pa arsye eliksir të jetës – uji është pije ideale i cili ka një varg të tërë të efekteve në shumë procese në trupin tonë.

Konsumimi i përditshëm i ujit është nja nga mënyrat më të thjeshta, efikase dhe më të lira për ta ruajtur nivelin e lartë të shëndetit dhe bukurisë. Duke rritur konsumimin e ujit të freskët, të pastër dhe të paëmbëltuar në mënyrë drastike do të përmirësoni pamjen e lëkurës suaj, gjendjen e sistemit kardiovaskular dhe siguroni punën kualitative të traktit urinar. Njëlloj kështu, uji ka edhe një nga efektet më të rëndësishme për të gjithë ata që përpiqen të dobësohen – mundëson humbjen më të shpejtë, afatgjatë dhe të shëndetshme të kilogramëve sesa vetë dieta.

Si na ndihmon të dobësohemi?

Uji ka disa efekte të dobishme në vetë procesin e humbjes së kilogramëve. Ata që rregullisht konsumojnë pije të ndryshme joalkoolike (të ëmbla) kanë tendencë të jenë të trashë, pasi që shpesh nuk janë as të vetëdijshëm sesa shumë kalori dhe sheqer kanë lëngjet e tilla. Konsumatori mesatar i varianteve me gaz dhe pa gaz në organizmin e vet gjatë ditë konsumon gati 20 për qind më shumë kalori se ata që pinë ujë. Njëlloj kështu disa studime kanë treguar që uji redukton apetitin dhe ndikon në konsumin më të ulët të kalorive gjatë kohës së ushqimit.

Sa ujë duheni të pini para ushqimit?

Studimi i kryer në vitin 2006 në Britani të Madhe ka treguar se si të testuarit të cilët kanë pirë dy gota prej 200 mililitrash ujë para çdo vakti gjatë 12 javëve mesatarisht kanë humbur gati 7 kilogramë, dhe kanë ngrënë sasinë e njëjtë të ushqimit si grupi i cili nuk ka pirë ujë, rezultati i të cilëve ishte 4.5 kilogramë. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se si njerëzit në dietë mund të përshpejtojnë humbjen e kilogramëve të tyre për madje 30 për qind gjatë periudhës prej gjashtë muajsh, duke konsumuar rreth 400 mililitra ujë para shujtës.

Sa ujë duhet të pini mesatarisht gjatë dietës?

Siç kemi theksuar sa herë tashmë, konsumimi i ujit para ushqimit është taktikë e shkëlqyer për humbjen e kilogramëve. Megjithatë nëse dëshironi rezultate edhe më të mira, duhet të konsumoni sa më shumë që është e mundshme ujë në mes shujtave. Kjo në veçanti vlen për njerëzit që kanë tendencë për të ngrënë dhe pirë në situata stresuese ose derisa shikojnë televizor. Në atë rast më së miri do të ishte që thjesht gjithmonë ta mbani me vete shishen me ujë të freskët dhe ta përdorni atë në vend të çipsit, kikirikut ose çokollatës.

Konsumimi i ujit për shëndet të shkëlqyeshëm

Varësisht nga pesha juaj trupore, aktiviteti fizik dhe stina e vitit, gjatë ditës duhet të konsumoni në mes 1,9 deri 3 litra ujë, thuhet në rekomandimin e klinikës Mayo. Kjo do të thotë që për shumicën e njerëzve të rritur sasia ideale e ujit që duhet të pihet çdo ditë është rreth dy deri dy litra e gjysmë. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ta reduktoni urinë dhe shpejtoni dobësimin, por do të siguroheni që të gjitha sistemet në trup t’ju punojnë rrjedhshëm. Është e logjikshme që kjo sasi rritet konsiderueshëm për sportistët profesionalë, punëtorët e rëndë fizikë dhe ata që janë të ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme. Nëse nuk jenit sigurt se cila është masa e duhur për ju, lirisht pyeteni mjekun tuaj për këshillë.