Cavani nisi zyrtarisht aventurën e tij tek PSG

loading...

cavani

loading...
Edinson Cavani zbarkoi në kryeqytetin e Francës, Paris, ku u prit nga drejtori sportiv i Paris Saint Germen PSG Olivier Letang. Sulmuesi 26-vjecar, që u ble për shumën 64 milionëe Euro nga kampionët e rinj të Francës u shfaq si turist në aeroportin Sharl Dë Gol dhe në rrugët e qytetit, i pashqetësuar nga tifozët vendas, edhe pse për të është paguar një shumë record për futbollin francez.

Uruguajani ishte një nga njerëzit më publikë në Napoli, aq sa e kishte të pamundur të shfaqej rrugëve të qytetit, ndërsa në Paris interesi për të, të paktën për momentin është mëse i zakonshëm.

Pak kohë pasi mbërriti në kryeqytetin francez, Cavani iu nënshtrua vizitave mjekësore, ndërsa prezantimi i tij është shtyrë derisa të mbërrijë presidenti i klubit Naser A Kelaifi, i cili ndodhet në Katar. Edinson Cavani do të jetë i lidhur me Paris Saint Germen PSG për 5 vitet e ardhshme dhe do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

Për t’ia rrëmbyer Napolit, presidenti Al Kelaifit pagoi të gjithë shumën e klauzolës për prishjen e kontratës, duke mposhtur edhe konkurrencën e Realit të Madridit dhe të Manchester Cityt, që gjithashtu shpresuan deri në fund së mund ta bënin të vetin uruguajanin. Gjatë tre sezoneve me Napoin, Cavani i njohur si El Matador realizoi 78 gola në 104 ndeshje.

loading...