Cavani me një këmbë në PSG

edinson-cavani2

Siç raporton gazeta franceze Le Parisien, bazuar në burimet e La Gazzetta Dello Sport, skuadra e PSG-së, ka arritur afër përfundimit të transferimit të Edinson Cavanit.

PSG do ti paguaj Napolit 64 milionë euro, derisa Cavani do të merr 10 milionë euro në vit. Lajmin e ka konfirmuar edhe agjenti i Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola, i cili ka lavdëruar këtë lëvizje të PSG meqë rast do të bëhej një dyshe sulmuese e përkryer me Ibrahimovic, sipas Raiolas.

Edhe Chelsea, Real Madrid, Manchester United, e Manchester City kanë qenë të interesuar për transferimin e uruguaianit. /SkuadraIme/