Cassano ia lë emrin djalit Lionel, sikur Messi

Cass

Është lindur në ora 20:10 të hënën më 18 mars 2013 fëmija i dytë i Antonio Cassanos dhe bashkëshortes së tij Carolina Marcialis. Quhet Lionel, pikërisht si katër herë futbollisti më i mirë i botës, Messi.
Një shenjë respekti? Apo një shenjë e një talentit të ardhshëm të futbollit? Nuk ka dyshim se zgjedhja e Cassanos për emrin e djalit të dytë lidhet me të madhin Lionel Messi.
“Është lindur Lioneli”, ka treguar zonja Cassano. Të shohim nëse Lioneli i vogël do ta ndjek rrugën e yllit argjentinas dhe të babait të tij, të cilit talenti nuk i ka munguar asnjëherë.