Carlos: Reali e do Champions-in

loading...

loading...
Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe kombëtares së Brazilit, Roberto Carlos, ka komentuar situatën e klubit spanjoll në Europë pas hedhjes së shortit të gjysëmfinaleve të Champions League, i cili e vuri përballë kampionëve në fuqi të Bayern Munchen.

“Këtë sezon ata garojnë në tri kompeticione, por Champions-i është dëshira më e madhe. Kanë kohë që e presin. Duan të fitojnë patjetër këtë vit, por është e rëndësishme që të menaxhojnë si duhet kalendarin, pasi rivaliteti është me të vërtetë i madh. Bayerni është super, ndërsa Chelsea ka një trajner të shkëlqyer”, është shprehur braziliani.

Real Madrid-Bayern Munchen luhet më 23 prill, ndërsa ndeshja e kthimit më 30 prill.

loading...