Çanta 300 mijë dollarë, me lëkurë krokodili e diamantë (FOTO/VIDEO)

loading...

 

Një çantë e rrallë Birkin, e prodhuar nga Hermès, u shit në ankand në Hong Kong për 300.168 dollarë, duke e bërë atë çantën më të shtrenjtë në histori.

anta, modeli i së cilës është frymëzuar dhe ka marrë emrin e aktores angleze Jane Birkin më 1981, është prodhuar nga lëkura e një krokodili albin, rritur ekzkluzivisht për Hermès, është e zbukuruar me 245 diamantë dhe ka një kapëse pre ari të bardhë 18 karatë.

 

Ajo është dizenjuar më 2008, ndërkohë që me një të tillë është parë Victoria Beckham më 2010, me çmimin e supozuar 80 mijë sterlina, ashtu si dhe Kim Kardashian është parë me një Birkin 30 centimetra, me vlerë 120 mijë dollarë.

 

Një e tillë është shitur më 2014 në Beverly Hills për 185 mijë dollarë, e zbukuaruar me 242 diamante. Mund të jetë e njëjta që u shit dje në Hong Kong, por nuk ka ndonjë provë që ta vërtetojë.

 

Prodhimi i çantave Himalayan Nilo Crocodile Birkin ka sjellë shpesh protesta për shkak të mizorisë ndaj krokodilëve.
Interesant është edhe fakti që aktorja Jane Birkin, pas së cilës është pagëzuar çanta, nuk e ka aspak qejf atë, pasi e quan “të rëndë si dreqi”.

 

11

loading...

loading...