Çani e teproi, zbulohet arsyeja pse Sophie braktisi emisionin


Si çdo të premte, “Zonë e lirë” nisi me batutat dhe të ftuarit e Arjan Çanit.

Por diçka i mungoi emisionit këtë javë, Sophie e famshme e cila shoqëron maratonën e transmetimit nuk ishte në studio. Portreti i qeshur i bjondes së “Zonë e Lirë” ishte zvendësuar nga një tjetër vajzë dhe këtë herë është një Sophie brune. Një ndryshim ky që nuk mund të anashkalohej pa u vënë re.

Javën e kaluar, në studion e emisionit më të ndjekur të fundjavës ishte e ftuar Bleona Qereti. Kur Çani pyeti Bleonën në qoftë se kishte fjetur me të gjithë ata që ajo ka punuar, këngëtaria iu përgjigj me të njëjtën pyetje, në qoftë se ai kishte fjetur me Sophien me të cilën punon? Normalisht gazetari reagoi me humor, duke thënë se nuk mbante mend. “Sophie, kemi fjet bashkë ne? Ë, unë s’mbaj mend”, kaloi me sportivitet situatën Çani.

Por, duket se batuta e gazetarit nuk është pritur mirë dhe ka nxehur të fejuarin e Sophies. Burime për Blitz.al, pohojnë që ka patur edhe debate. Kjo batutë thuhet se i kushtoi asaj vendin e punës sepse i fejuari i saj, nuk e ka lejuar që ajo të rikthehet më në emision.
image_609