Cana: Nuk kam frikë nga konkurrenca, qëndroj te Lazio

Lazio Vs CataniaKapiteni i Kombëtares Shqiptare do të vijojë te jetë pjesë e klubit bardhekaltër edhe për sezonin e ri.

Nëse në fund të sezonit të kaluar e ardhmja e Lorik Canës te Lazio ishte në pikëpyetje, tani nuk më asnjë dyshim pasi kapiteni i Kombëtares Shqiptare do të vijojë te jetë pjesë e klubit bardhekaltër edhe për sezonin e ri.

Në një intervistë nga Komuna e Auronzo di Cadore ku Lazio po zhvillon aktualisht fazën përgatitore, 30-vjeçari bëri me dije se do të qëndrojë në kryeqytetin italian, ndërkohë që theksoi se edhe pse Lazio është në kërkim të dy qëndermbrojtësëve ai ka besim te aftësitë e tij dhe mund të japë akoma edhe më shumë për bardhekaltërit, kështu që nuk ka aspak frikë nga konkurrenca në skuadër.

Lorik Cana foli edhe për trajneri e ri të Lazios, Stefano Piolin. Futbollisti Shqiptar tha se më parë e njihte Piolin si kundërshtar por tani që ai ka marrë drejtimin e Lazios të gjithë e kanë kuptuar se është një trajner që komunikon shumë me futbollistët si ata më të rinj në moshë ashtu edhe me ata më të vjetër dhe gjithmonë kërkon të marrë më të mirën prej tyre. Në lidhje me objektivat e Lazios për sezonin e ri, Cana deklaroi se stafi teknik dhe futbollistët do të bëjnë të pamundurën për të rikthyer klubin kryeqytetas në Kupat e Europës.

Me afrimet cilësore që ka bërë skuadra deri tani, Lazio mund të zhvillojë një sezon të madh deklaroi ish lojtari i Galatasaray-it në mbyllje të intervistës së tij.