Cana mund të largohet nga Lazio

loading...

Cana-660x400

loading...
Lorik Cana ka paralajmëruar se mund të largohet nga Lazio në përfundim të këtij sezoni. Ylli kosovar thotë se cilido futbollist e shqyrton këtë mundësi, në klimën aktuale që mbizotëron në klub.

Atmosfera që mbizotëron në Lazio, nuk është e ngjashme me asnjë klub tjetër nga Serie A.

Kontestimet e vazhdueshme të tifozëve ndaj klubit e në veçanti presidentit Claudio Lotito, stadiumi Olimpico pothuajse më tepër se gjysmë i boshatisur për ndeshjet si vendas, dhe nganjëherë edhe kritikat ndaj futbollistëve, e kanë vendosur ekipin nga Roma në një pozitë të padëshiruar.

Aq e padëshiruar sa që një numër i madh futbollistësh janë duke konsideruar të ardhmen e tyre në Olimpico.

Në mesin e tyre është edhe Lorik Cana i cili ka pranuar se konsideron mundësinë e largimit nga Lazio.

“Në një situatë të këtillë mendoj se cilido futbollist do të konsideronte largimin. Jam i bindur se secili prej nesh e ka ose e ka pasur në ndonjë moment të caktuar këtë mendim”, deklaroi Cana.

loading...