Cana gjen fajtorin për dy golat e pësuar ndaj Austrisë (Video)

loading...


Lorik Cana ka thënë se pranuan dy gola ndaj Austrisë për shkak se nuk kanë luajtur që një kohë së bashku
Mërgim Mavraj dhe Lorik Cana, janë dyshja e padiskutueshme për trajnerin Gianni De Biasi në qendër të mbrojtjes.

Por, në ndeshjen ndaj Austrisë, dy lojtarët në fjalë, bën gabime duke pësuar dy gola për 13 minuta. Kjo padyshim që i irritoi të gjithë, sidomos kur flasim për përvojën që kanë lojtarët në fjalë.

Megjithatë, Cana arsyetohet se gabimet erdhën për shkak se nuk kanë luajtur së bashku që një kohë të gjatë. Kujtojmë se Mergim Mavraj nuk luajti fare në disa ndeshje në fazën eliminatore për Kombëtaren, për shkak të lëndimit që e la disa muaj jashtë fushës.
“Ata e nisën ndeshjen me një ritëm shumë të lartë dhe nuk arritëm tu përgjigjeshim ashtu siç duhet për shumë arsye besoj. Fakti që kishim disa muaj pa luajtur me njëri-tjetrin ndikoi sepse nuk arritëm të jepnim përgjigjet e duhura në fushë”, ka thënë Cana.

“Në minutat e para ne treguam një nivel shumë të dobët dhe Austria bënte çdo gjë që dëshironte në fushë, pasi ne ishim të pozicionuar keq dhe u lejuam shumë hapësira. Fatkeqësisht pësuam dy gola që kombëtarja jonë në atë mënyrë nuk i pëson”, shtoi ndër të tjera kapiteni.

“Gjithsesi në pjesën e dytë zbriti në fushë një Shqipëri tjetër, e cila ishte më agresive dhe e rrezikoi më shumë kundërshtarin. Ishte një përgjigje shumë e mirë nga ana e djemve. Nga kjo ndeshje kemi mësuar shumë gjëra që besoj se do të na ndihmojnë për sfidat e kampionatit evropian”, përfundoi Cana. /Express/
canaaa

loading...

loading...