Cameron Diaz po përgatitet të futet në politikë

2Cameron Diaz po përgatitet të futet në politikë, me qëllim që të gjejë një të dashur të mençur.

Ylli i shumë filmave të njohur është mbështetur tek kolegia e saj, Jane Fonda, për ta ndihmuar që të gjejë të dashur, dhe legjenda e filmit i ka sugjeruar asaj që të shfrytëzojë aftësitë e saj intelektuale, për të rritur gjasat për të gjetur një të dashur të ri.

“Cameron është ngopur duke luajtur rolin e një biondeje budallaqe dhe dëshiron të bëhet më serioze. Jane e ka inkurajuar që të futet në politikë, sepse ajo mendon se me këtë do të gjej një burrë të pasur dhe të mençur”, ka deklaruar një mike e saj.

A do ta arrijë qëllimin e saj pritet të shihet në ditët në vijim.