Çamçakëzi largon erën e keqe nga goja, por ndikon edhe në shtimin në peshë

loading...

65772[1]

loading...
Disa studiues kanë kryer studime lidhur me ndikimet e çamçakëzit në shëndetin e njeriut.
Christine Svoboda nga Universiteti i Ohajos dhe Jennifer Temple nga Universiteti i Buffalos kanë testuar 44 vullnetarë me të cilët kanë kryer edhe disa eksperimente.

Para se të fillojë të kryhet testimi një pjesë e mirë e vullnetarëve kanë përtypur çamçakëz me shije të ndryshme, qoftë me fruta qoftë me mente.

Më pas studiuesit arritën në përfundimin se ata persona që kishin konsumuar çamçakëz me shije frutash kishin shfaqur interes për të ngrënë ushqime të ndryshme si dhe fruta.

Por ndër të tjera studiuesit kanë zbuluar se ata që përtypin çamçakëz me mente kanë tendencë të hanë më pak ushqim sepse nga përtypja e çamçakëzit largohet shija e ushqimit.

Nga përtypja e çamçakëzit me shije mente ndërvepron me ushqimet me fruta dhe perime duke i kthyer ato në shije të pakëndshme.

Ngrënia e çamçakëzit humb shijen e ushqimeve me pak kalori dhe të shëndetshme dhe i hap rrugë ushqimeve me shumë kalori, të cilat ndikojnë në shtimin e peshës.

loading...