Cakir: Kartoni i kuq për Nanin ishte vendimi më i drejtë

nani

Ndeshja Manchester United-Real Madrid la si protagonist kryesor arbitrin turk Cakir, sidomos në shtypin britanik. Arsyeja është se Cakir nxorri me karton të kuq mesfushorin portugez të Manchester United, Nani, vendim që në mediat angleze u konsiderua i padrejtë.

Por, gjyqtari është shprehur për ‘AS’ se vendimi që mori dhe që ktheu ndeshjen në favor të madrilenëve ishte shumë i drejtë: “Nuk dyshoj kurrë në vendimet që marr. Kartoni i kuq për Nanin ishte vendimi më i drejtë. Me kalimin e kohës, njerëzit do e kuptojnë”.

Edhe pse është kritikuar shumë, turku nuk është i mërzitur: “Nuk jam i trishtuar dhe nuk mendoj për këto gjëra. Gjithmonë i kam kapërcyer kritikat. Mundohem që ta bëj sa më mirë punën time dhe jam në rrugën e duhur.”