Çaji që kushton 10,000 dollarë

loading...


Nëse dëshironi të pini çajin kinez “da bong pao”, duhet të paguani një shumë të majme parash.
Të gjithë pëlqejmë një filxhan çaj të mirë, por çaji “da bong pao” i Kinës është me të vërtetë një çaj që jo të gjithë mund ta pinë.

Si çaji më i shtrenjtë në botë, ky çaj kushton 30 herë më shtrenjtë se pesha e tij në ari, raporton BBC, që thotë se çmimi i çajit mund të shkojë në më shumë se 10,000 dollarë për paketim – me vetëm një gram që kushton 1,400 dollarë, transmeton Gazeta Express.

Ky lloj çaji i shtrenjtë gjendet në Vuishan, Kinë, i njohur gjithashtu si kryeqyteti i çajit. Arsyeja pse ky çaj kushton kaq shtrenjtë është se ai është i lashtë dhe ruhet për gjenerata të tëra – dhe nuk rritet në vende të tjera.
caj

loading...

loading...