Buzhala: Ja pse do ta votoj Gjykatën për krime të luftës

loading...

loading...
Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala është politikani i parë që deklarohet haptas se do ta votojë krijimin e Gjykatës për krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pse pikërisht doli bajraktar Buzhala sa i përket votimit për Tribunal?
Lajmi Buzhala e ka dhënë në profilin e tij në Facebook.

Lexojeni të plotë postimin e Buzhalës (I pakorrektuar)
Nuk jam shume i interesume as me e justifiku e as me e inkriminu luften e UCK. Po besoj qe ka njerez me kompetent se sa une, edhe per me e mbrojte kete lufte, e edhe me e inkriminu.
Por ajo cka deshiroj te them eshte per menyren se si u fut ne plan te pare te te gjitha diskutimeve ceshtja e formimit te nje Gjykate per hetimin e krimeve te UCK’se.
Gjate vizites ne Bruksel, me Komisionin per Politike te Jashtme, vec edhe kalimtaret e rastit, qe takonim ne rruge, nuk na kane keshillu, ne forme urdherore, qe te mos gabojme e te mos e votojme kete Gjykate. Kryet ne takime nuk na kane lane me e çu tuj fol per Gjykaten qe ka me e gjyku luften e UCK’se.
Por kjo ceshtje nuk u be ‘ceshtje’ dje pasdite, as javen e fundit, e as muajt e fundit, e as vitin e fundit. Por kjo ceshtje eshte bere ceshtje ne disa vitet e fundit. Nese eshte keshtu, atehere ku kane qene more udheheqesit e shtetit qe nuk e kane preventu qe mos me ardh deri qitu?
Sa rrine ne tëitter ne dite te lume duke u qaravesh per suksese e takime pse nuk diten me u argumentu para autoriteteve nderkombetare se UCK nuk ka qene Armata e Kuqe, e as Kosova Bashkimi Sovjetik.
Shkurt muhabeti, per mu eshte krejtesisht jorelevante nese do te quhet Tribunal a Gjykate. Relevant per mu eshte deshtimi skandaloz i klases tone politike, me theks te vecant Qeverise se Kosoves, qe ne menyre krejtesisht amatore e kane trajtu kete problem.
Prandaj, nese eshte keshtu puna, zotohem publikisht se nese na sjellet per votim ne Kuvend themelimi i nje gjykate, voten time e ka sigurte. Dhe per kete pergjegjesine e ka Qeveria dhe deshtimi i saj per ta ndaluar qe kjo ceshtje te behet problem europian. Tash rruge tjeter nuk ka, pos qe ta cojme doren ne Kuvend, pasiqe me heret i kemi çu edhe kambet.

loading...