Buzhala, Grabovcit :’Mos fol paushall’!

Ish deputeti i PDK-së dhe formalisht anëtar i Këshillit Drejtues të kësaj partie, Berat Buzhala vazhdon të ‘ligjërojë’ në Facebook për PDK-në.

Ai kësaj here është marrë me deklaratën e Adem Grabovcit i cili ka thënë se sot në Kuvend u bë një grusht-shtet i vogël.

Lexojeni ‘ligjeratën’ e Buzhalës në Facebook:

Rreth grusht-shteteve dhe putsch’eve

Dy te tretat e deputeteve te Kuvendit munden me ba shkelje te rregulloreve dhe te Kushtetues, munden me ba edhe budallaki te te gjitha natyrave, por dy te tretat e deputeteve nuk munden me ba as putsch – e as coup d’etat. Se putsch’in dhe coup d’etat’in e bejne trupat jopolitike, si ushtria a policia, me ndihmen e ndonje grupacioni te vogel politik, ose edhe pandihmen e e askujt. Ose te njejtat forma te marrjes se pushtetit munden me i realizu edhe organizimet e ndryshme qytetare, ne forma revolucionare.

Por, assesi kete nuk munden ta bejne dy te tretat e deputeteve .
Po du me thane, mos fol bre Adem paushall , se qeshtu tuj fole lidhje-e-pa-lidhje e keni degradu Partine Demokratike te Kosoves dhe e keni sjelle ne derexhe me u duke si nje formacion i njerezeve te paditur, te pashkolluar, te pakulturuar etj.