Butler ka thyer eshtrat e qafës gjatë xhirimeve

f1_30butler-jpg1364674723

Aktori Gerard Butler ka pësuar një lëndim të rëndë derisa po xhironte filmin e ri aksion “Olympus Has Fallen”, duke thyer dy eshtra të qafës.Ylli i filmit “300” i përfundoi vetë shumicën e skenave për filmin e ardhshëm por Butler ka thënë se pësoi një lëndim në trupin e tij.

“U godita nga gëzhoja e plumbit në sy, m’u largua thoi, lwndova gjurin… Përpara këndoja, gjë që është e diskutueshme, por unë nuk mund t`i arrija notat e larta më dhe shkova për t’u kontrolluar te mjeku dhe ai më tha se kisha lënduar telat e zërit. Kjo ndodhi para një viti. Dhe pastaj para një muaji unë u kontrollova përsëri dhe mjeku më tha: ‘Ke një të ënjtur në qafë, më mirë bëje një rezonancë magnetike për çdo rast’”.

“E bëra rezonancën, kurse një mjeke më tha, ‘Ke thyer ndonjë asht të qafës?’ Pastaj më tha. ‘Më mirë merr edhe ndonjë mendim të dytë. E bëra edhe një rezonancë tjetër dhe doktori më tha, ‘A i ke thyer dy ashta në qafën tënde?’ Kurse unë thashë: ‘Çfarë?’”.

“Mjeku më pyeti ‘Çfarë ke bërë gjatë vitit të fundit?, unë i thash ‘E kam bërë një film të quajtur “Olympus Has Fallen”, i cili më ka lodhur shumë’”.