Burri tregon përmes fotove në Facebook se ka dy organë gjenitalë, ngelin pa fjalë mjekët

Një burrë vendosi të shpërndante në internet fotot e tij provokative ku tregon se ka dy penisë. Ai e vuan këtë ç’rregullim dhe mijëra komentues kanë qenë kureshtarë për jetën e tij seksuale.

Nën pseudonimin “Dude Double Dick” (DDD), që përkthehet si lloji i penisit të dyfishtë të ndarë.

Ky person vuan nga difteria, një ç’rregullim që prek një në 5.5 milionë meshkuj në Shtetet e Bashkuara. Pra, DDD nuk është një rast unik? Epo jeni gabim, ajo që ka befasuar mjekët është se dy penisët e burrit janë plotësisht funksional dhe kjo gjë nuk është parë kurrë.

DDD mund të urinojë dhe ka aftësi riprodhuese me të dy organet e tij gjenitalë.

Kur burri ishte në moshë të vogël, prindërit e tij i bënë të qartë se ai ishte një person normal, ata i kërkuan që vetëm të mos i ulte pantallonat me askënd dhe kështu bëri deri në shkollë të mesme. Fillimisht ai ja rrëfeu hallin shokut e tij të ngushtë dhe më pas të dashurës me të cilën edhe humbi virgjërinë.

Që atëherë burri nuk ka probleme me aktivitetin e tij seksual dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje në sistemin e tij riprodhues.