Burri sheh gruan e ardhshme në një fotografi të vjetër të fëmijërisë (Video)

Nick Wheeler dhe Aimee Maiden, po shihnin një album fotografik familjar në shtëpinë e gjyshërve të Nick disa javë para dasmës së tyre. Rastësisht, ata panë një foto të vjetër fëmijërie të Nick, ku ai qëndronte në një varkë të madhe prej rëre teksa buzëqeshte para kamerës. Në sfond, vetëm disa hapa larg…gjejeni kush po luante në rërë! Po keni të drejtë, e fejuara e tij, Aimee! Ajo ishte aty me familjen, duke ndërtuar kala prej rërë, pa patur asnjë ide se dashuria e jetës së saj gjendej vetëm pak metra larg saj, Fotoja është realizuar në 1994 në Mousehole, Cornwall, të Britanisë së Madhe, aty ku Aimee u rrit. Ajo dhe familja e saj ishin vizitorë të rregullt të plazhit, ku vetëm 300 milje larg jetonte Nick me prindërit e tij. Nëse dikush do i thoshte atë ditë të vegjëlve se në të ardhmen do të martoheshin me njëri tjetrin, ata do e konsideronin të çmendur. Dy dekada më vonë, një gjë e tillë ndodhi me të vërtetë. Kjo është një shenjë se ata janë bërë për njëri tjetrin!