Burri qan i shtrirë në dyshemenë e spitalit, reagimi i mjekëve është i neveritshëm (VIDEO)

Një pamje që të këput shpirtin është filmuar ditën e sotme tek spitali i traumës në Laprakë, ku një burrë është filmuar teksa ndodhet i shtrirë në tokë dhe qan e rënkon.
Pamjet kanë mbërritur pak më parë në redaksinë tonë, ndërsa lehtësisht mund të dëgjohen të qarat e tij. Personi që ka sjellë pamjet pranë JOQ.al shprehet se i moshuari ndodhej prej pak kohësh në atë dysheme, ndërsa mjekët e infermieret i kalonin afër dhe e shikonin me neveri e thonin fjalë ofenduese.
“Përshëndetje JOQ! U ndodha në spitalin e Laprakës. Ky i moshuar ishte i shtrirë dhe shumë i sëmurë. Nuk po kujdesej asnjë mjek për të. Infermieret po e ofendonin sepse nuk duronin dot rënkimet e tij! Ku mbeti HUMANIZMI?!!! Kjo është mjekësia falas, sepse ky i shkretë nuk paska asnjë të afërm që të japë lekë? Jam shumë i indinjuar nga ky rast”, – shkruan qytetari.
Ndiqeni videon më poshtë

VIDEO