Burri në Tiranë vjedh iPhonin në dyqan pa u shqetësuar (Video)

screenshot-16_1475096956-9884622Një tjetër video e realizuar pranë zonës së Sanatoriumit në Tiranë na tregon se si një person rreth të dyzetave, vjedh një aparat celular iPhone 4s 64 GB, pa më të voglin shqetësim. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:10. Video e raportuar në Jeta osh Qejf nuk ka nevojë për koment, pasi dinamika e ngjarjes duket qartë. Vlera e celularit ishte 25,000 lekë.