Burri më tradhton me 3 milion njerëz

loading...

Capture

loading...
Një shkruese në “The Telegraph”, Celia Walden, ka shkruar një shkrim me titull tronditës: “Burri më tradhton me 3 milion njerëz”.  Ky shkrim, në dukje shumë tronditës, tregon për jetën e gruas së shpikësit të Twitter-it, Jack Dorsey.

Gruaja tregon se e njohu Jack-un në një festë me persona shumë publikë dhe tani ajo fajëson shpikjen e tij dhe komentet e njerëzve për dështimin e martesës së saj. “Nëse martesa ime shkatërrohet, faji do të bjerë mbi ju”,- shkruante Celia.

Fakti se burri i saj duhet të ndajë më ndjekësit e tij në Twitter çdo moment nga jeta e tij, e bëjnë gruan të ndjehet keq dhe t’i duket se burri e tradhton me të gjithë ata me të cilët ai ndan jetën e tij.

“Twitter-i është që ta lësh momentin e tanishëm në të, me gjithë freskinë dhe lavdinë që ai ka, për t’u mburrur me të më vonë”,- tha Celia duke shtuar se e urrente kur fansat e bashkëshortit të saj i tregonin pafund për aventurat e tija.

loading...