“Burri me rrihte, ndërsa vjehrri më kërkoi seks disa ditë pas martese”

loading...


Lidhin kurorë mbrëmjen e vitit të ri por vetëm pak ditë më vonë nis një kalvar i gjatë shpifjesh e konflikti që kanë çuar dy familjet e krushqisë në dyert e gjykatës, për të vërtetuar akuzat e nuses se burri e dhunonte dhe vjehrri e ngacmonte seksualisht. Bëhet fjalë për një shtetase, me inicialet M.L, e cila pak ditë më parë është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës për shkak se në polici ka ngritur padi ndaj burrit dhe vjehrrit të saj, me pretendimin se ata e kanë rrahur dhe ky i fundit, edhe pse tetraplegjik, i ka kërkuar nuses të bënin seks. Por kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë, dhe nusja kishte shpikur një histori sajesash, një Zot e di për çfarë arsye.

Ajo është paraqitur më date 31.01.2015 në Komisariatin nr.1 të Tiranës, për të bërë kallëzimin, fiks një muaj pasi sipsa saj ishte martuar. Mbi bazen e kallëzimit, siç shkruhet në vendimin e zbardhur nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e reja ka deklaruar se problemet kanë nisur më datën 4 Janar 2015.

Dëshmia e rremë e nuses

Ajo ka treguar se sherrin, e ka nisur vjehrri. “Ai i tha djalit të tij, (burrit tim), në telefon, kur ky i fundit ishte me mua në dhomë, që ti duhet ta rrahësh gruan, për të parë mundësinë që ajo të largohet nga shtëpia. Unë e degjova këtë bisede, pasi burri nuk u tregua i kujdesshem me telefonin. Pasi mori këtë porosi më rrahu. Unë i them se ti me fjalet e babait tënd më rreh mua? Çfarë problemi apo gabimi bëra që ju doni të më rrihni? Burri më tha se “unë kam marrë dijeni nga një shoku im se ti ke të dashur, prandaj do ndëshkohesh”. Më goditi me grushta dhe pëllëmbë në kokë e pjese të tjera të trupit (rast të cilin ajo nuk e ka denoncuar). Më tej në dëshminë e saj në Polici, e reja pretendon se në një rast, ditën e katërt të martesës, burri me vjehrrin e kanë lidhur me litar nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 16.00 pasdite. “Unë nuk i tregova njeriu në lidhje me dhunën që ushtruan ata ndaj meje. Pas dy javësh, burri u largua nga banesa dhe i tha vjehrrit të më dërgonin tek prindërit. Vjehrri më kërkonte të kryenim seks Ndërkohe në kallezim M.L pretendon se është ngacmuar seksualisht nga “vjehrri” duke deklaruar: “…, pas nje jave martese, ndersa burri ishte ne pune, vjehrri i cili është i paralizuar (ecen në karrocë me rrota), kur une levizja nëpër shtepi për të bërë punet, ai me vjen afer me karroce dhe me thote: “ke deshire te kryejmë marredhenie seksuale bashke”. Unë iu përgjigja: “si nuk ke turp, unë nuk jam martuar me ty, po jam martuar me djalin tend”. Ai, vazhdon deklarimin e reja duke e ngacmuar sërish: “po e di qe ti je martuar me djalin tim, por ti do te kryesh marredhenie edhe me mua se perndryshe une do ti them djalit tim te te ndaje”. “Çfare prindi je ti që provokon nusen tende. Je dhe burre i moshuar”,­ i thashë unë thekson gruaja.

Dëshmia e babait

Babai i të resë, pretendon se pasi i është kthyer vajza në shtëpi, ka shkuar në banesën e krushqve për ta sqaruar situatën e pakuptueshme sipas tij, por aty i kanë thënë se vajzën duhet ta merrte sërish në shtëpi sepse nuk ishte e përshtatshme për ta. “Në datën 4 Janar 2015, unë kam martuar vajzën…Këtë familje e njoha kohët e fundit, pasi erdhën me qera në afërsi të shtëpisë sime. Martesa u krye si rezultat i njohjeve familjare dhe me pëlqimin e të dy familjeve tona. Martesa u bë më datë 04.01.2015, pas një jave martesë, vajza erdhi një natë për të ndenjur në shtëpinë time. Pas rreth 10 ditëve edhe unë u kam shkuar për vizitë. Gjatë këtyre ditëve vajza nuk na paraqiti ndonjë problem në marrëdhëniet me këtë familje. Pas rreth 20 ditëve, vajza vjen në shtëpi. Une e pyes sa ditë do qëndrosh, ajo më tha se nuk dinte gjë. Ndërkohë unë komunikoj me telefon me dhëndrin dhe i them se sa ditë do rrijë vajza në shtepi, pasi ju nuk i keni thënë gjë. Ai më thotë eja dhe të bisedojme në shtëpi. Mora vajzën dhe shkova. U them se si qëndron problemi? Krushku më thotë se vajza juaj nuk është më per djalin tonë. Arsyet se pse ai nuk po mi thoshte. Ndërkohë filloi një debat i ashper dhe duke mos gjetur gjuhë komunikimi mora vajzën dhe jam larguar. Në shtepi vajza më tregon në lidhje me dhunën që kishin ushtruar burri i saj dhe vjehrri. Ndodhur në këto rrethana vajza më thotë se unë do bëj kallëzim penal pasi më kanë keqtrajtuar. Kam tentuar të komunikoj disa here me dhëndrin por s’ma ka hapur telefonin. Nga ajo kohe nuk jam takuar me me kete familje”.

Dëshmia e vjehrrit

Të pyetur nga gjykata, dhëndri me prindërit e tij, e kanë mohuar kategorikisht faktin se ndaj nuses së tyre të jetë ushtruar dhunë fizike, si dhe të jetë ngacmuar seksualisht. Sipas gjykatës, ky pretendim i nuses për vjehrrin nuk vërtetohet pasi ai është invalid tetraplegjik, pra ai nuk është në gjendje të lëvizë me këmbët e tij, për shkak të një aksidenti që e ka lene të paralizuar nga mesi i trupit e poshtë. E për këtë arsye nuk është në gjendje të kryejë aktivitet seksual.

Nusja e pranon:

Kallëzimi, i rremë Pasi në gjykatë është bërë ballafaqimi i palëve, ka rezultuar se ka pasur mospërputhshmëri si për datën kur është njohur çifti, ashtu edhe për ditën kur ka hyrë nuse në këtë familje dhe kohën që ka qëndruar aty. Pasi ka dalë edhe nga ekspertimi i dëmtimeve trupore se nuk kanë lidhje me kallëzimin që ajo ka bërë, e pandehura ka pranuar se ato që ka thënë nuk ishin të vërteta, por pa shpjeguar se përse e ka bërë këtë. Gjatë gjykimit, e pandehura e pranoi akuzën, dhe nëpërmjet avokates së saj kërkoi gjykim të shkurtuar dhe një dënim më të butë. Për këtë arsye ajo është shpallur fajtore me akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe në bazë të nenit 305 të K.Penal, është dënuar me 140.000 lekë gjobë./Panorama
perdhunim-640x445

loading...

loading...