Burri me dashnoren në avion, deklarata e gruas shtatzënë që e priste në shtëpi është e habitshme

Një burrë është filmuar teksa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në avion dhe videoja bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë. Ajo që një pjesë e mirë e njerëzve nuk dinin, ishte se djali është i fejuar dhe e fejuara e tij shtatzënë e priste në shtëpi.

Çifti nisi të kryente marrëdhënie në kabinën e avionit ndërkohë që ekuipazhi i lejoi dhe nuk bëri asnjë gjë kundrejt këtyre veprimeve. Pasagjerët e habitur u ankuan në fund të udhëtimit nga Manchesteri në Ibiza të premten e shkuar, teksa bjondia dhe djali dhanë shfaqen pa para.

31-vjeçari Shaun Edmonson është njohur me vajzën bionde vetëm pak momente përpara se të hynte në avion. Ai duket se është një joshës femrash dhe nuk e ka aspak problem që e dashura e tij e priste shtatzënë në shtëpi, në muajin e gjashtë.

Ajo që ka çuditur është reagimi i vajzës 25-vjeçare, Jenna Ross, të fejuarës së djalit.

“Është një vajzë si gjithë të tjerat. Ai është donzhuan, flirton me këdo. Nuk njiheshin më parë kështu që s’ka problem”, – ka thënë e reja.

Shaun Edmonson ishte nisur nga Manchesteri për në Ibiza ku do të punonte si barmen. Me sa duket e ka nisur punën me këmbë të mbarë!

SHAUN EDMONDSON HAD SEX ON RYAN AIRLINES