“Burri ikte me javë të tëra në Marinë… krushku vinte”, gruaja rrëfen tradhtinë: S’pranon atësinë e djalit

loading...

loading...

Një histori e pazakontë është rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, ku një grua nga Berati i kërkon një 66-vjeçari që të njohë atësinë e fëmijës së tyre, 10 vjeç. Gruaja 36-vjeçare gjen guximin të tregojë për lidhjen e saj jashtëmartesore, raportet përgjatë këtyre viteve, të cilat janë prishur tre vitet e fundit.

Shkak për këtë është bërë prishja e planeve që ata kishin për t’u ndarë nga bashkëshortët respektivë, dhe për t’u larguar më pas jashtë vendit, ku mendonin të jetonin me djalin e tyre.

E ndërsa gruaja u divorcua nga burri i saj, Mihali (krushku) nuk bëri të njëjtë gjë. Madje ai tani refuzon të pranojë atësinë e fëmijës. Duke i mëshuar faktit se Mihali ka para, 36-vjeçarja thotë se ai po tenton të korruptojë gjyqtarët, të cilët sipas saj nuk kanë pranuar as të bëhet testi i ADN-së.

Sakaq, Antoneta tregon se Mihali është kujdesur për të dhe djalin e saj, madje u ka blerë edhe shtëpinë ku ata jetojnë. Ajo tregon se edhe djali është i afruar me Mihalin, për faktin se ai jetonte me ditë të tëra me ata, pasi burri ndodhej me shërbim. Historia u ritransmetua sot ne “News 24”.

Ju keni një djalë nga një lidhje jashtëmartesore, dhe u divorcuat nga burri për t’u martuar me babain e fëmijës. Mihali të kërkoi që të lije bashkëshortin?

Po. Më kërkoi që të ndahesha. Edhe ai do të ndahej. Më tha që gruas që kam do t’i lë shtëpinë, pasurinë, e do jetojmë të dy. Por ai më mashtronte, më torturonte, më ka prerë edhe damarët.

Ai aktualisht është 66 vjeç, ju thoni që ju mashtroi?
Po. Edhe djali i tij i madh, më kërcënon çunin. Të paktën të më njihet atësia e djalit, se ngelëm në mes të katër rrugëve.
Kur e kuptoi bashkëshorti për lidhjen tuaj jashtëmartesore?

Pak pasi u ndamë.
Ju keni një vit që jeni ndarë. Si e mësoi që djali nuk ishte i tij?
Po se e kishte dëgjuar edhe Mihalin që t’i thonte hajde te babi.

Po tani pse nuk e njeh atësinë?
Nuk e di. Edhe në Gjykatë nuk vjen.
Ti u ndave me mirëkuptim me bashkëshortin?

Po. Nuk i erdhi mirë. Më goditi. Por unë i thashë që nuk e dua, se edhe fëmijën e kam me Mihalin. Më tha që krushku nuk të ble shtëpi.
Jua ka blerë Mihali shtëpinë?

Po. Na e ka blerë Mihali. Unë jetoj atje, por shtëpia është në emër të Mihalit.
Po gruaja e tij e dinte?

Po e ndoshta e kuptonte. Edhe gruaja vinte aty te shtëpia.

A është ai i afruar me djalin?
Burri ikte me javë të tëra në marinë, ndaj Mihali rrinte me ditë të tëra te ne. Dhe kujdesej për të.
Po tani pse nuk e njeh atësinë?
Po ai ka para. Tenton ta mbyllë çështjen. Edhe gjyqtarit i kërkova t’i bënim analizën e ADN-së, por më tha që bëhet deri në 8 vjeç. Tani djali është 10 vjeç edhe ndërron gjaku.

Ti kërkon vetëm pensionin familjar dhe atësinë apo edhe shtëpinë?
Dua ndihmë ekonomike. Ose ta marrë aty ku edhe ata jetojnë ata të tjerët. Po edhe shtëpi do fëmija, se ku do jetojë. Ai e mohon, po fëmija i tij është.

Kur e kuptove që Mihali s’do ta braktiste kurrë familjen?
Antoneta: E kuptova nga largimi i tij, më kërcënonte në telefon, më rrihte
Pavarësisht se i ke të gjithë kundra, ti ke një hall të madh, fëmija yt 10 vjeçar ka mbetur pa baba… më thuaj si e përballon djali? A ka ai momente të vështira?

Antoneta: Kur po luanin jashtë mësuesja i kishte thënë djalit, ik o endacak i rrugëve. Erdhi duke qarë djali në shtëpi. Pastaj e kapa atë mësuesen i thashë ty të vijë turp, ai nuk është endacak ka shtëpi, ka nënë, unë i përgjigjem vetë për një copë bukë s’të kam kërkuar ty.

Kush të qëndron afër?
Antoneta: Asnjë nuk kam
Po familjarët?

Antoneta: Edhe tani kam frikë nga vëllezërit. E dinë si histori dhe kam frikë nëse më thonë pse dole në tv..
Ke vendosur të rrëfehesh përballë tyre?
Antoneta: Vëllai më ka rrahur, më tha na ule kokën kur mori vesh historinë…

loading...