Burri i paralizuar fillon të ecë pas pickimit të merimangës

loading...

Capture

loading...
Një aksident me motor për pak sa nuk i mori jetën David Blancarte-it më shumë se 25 vite më parë. Atij iu kursye jeta, por ngeli për gjithmonë në një karrige me rrota, pa mundur të ecë më me këmbët e veta.

Por, jo shumë kohë më parë atë e pickoi një merimangë e zezë vetmitare. David-it iu desh të shtrohej për këtë gjë në spital. Ai kaloi aty plot tetë muaj dhe nisi të bënte një terapi fizike.

Gjatë terapisë, një nga infermieret vuri re një spazmë në një nga këmbët e Blacarte-s dhe një sërë testesh u bënë mbi të. 5 ditë më vonë David ishte i aftë të ecte përsëri.

loading...