“Burri” 16 – vjeçar i Llapit (Foto)


Një premtim të dhënë e ka ndërmend ta mbajë deri në fund të jetës së tij.
“A e ngjet plisin se ky s’ është me lue”, kujton fjalët e gjyshit Yll Raçi, 16 – vjeçar nga Podujeva, që vishet zakonisht me pantallona stofi, jelek të zi e mban ‘baretë’ apo plis në krye.
Për dallim nga moshatarët e tij që vrapojnë pas markave të fundit, Ylli mban gjallë veshjet që janë përdorur “ktynehere”.
Ylli tregon me nostalgji atë që i kishte ndodhur 11 vjet më parë.
115
“Po dalim një të shtune në pazar, gjyshi po më dërgon tek plisat dhe po i thom a ma blen këtë plis”, nis historinë e veshjes ky djalë, që do ta shoqërojë për çdo moment të jetës së tij.
Pyetjes së 5-vjeçarit gjyshi i është përgjigj se plisi nuk është lojë, por duhet të mbahet pastaj.
Në këtë moshë, Ylli kishte treguar vendosmëri në fjalët e tij.
Në shkollë me plis
Ditën e parë të shkollës Ylli e filloi me plisin që i’a kishte blerë gjyshi në tregun e Podujevës.
“Kur jam shku mu regjistru në shkollë jom shku me plis në klasë të parë”, tregon Ylli.
Pas 1 shtatorit, bartësi i plisit tregon se edhe disa herë të tjera ka qenë në shkollë më plis mbi kokë.
“Jon kon çudit kaq i vogë me plis”.
27
Disa e thirrin “plak”, sepse veshja e tij ngjason me atë të pleqëve.
Në xhami e në varrime, ku ka marr pjesë, njerëzit shpeshherë kanë menduar se është hoxhë dhe kanë pushuar së foluri për pamjen e “hoxhës”, pasi ja kanë dhënë këtë epitet.
Për furnizimin e garderobës së rrallë në shekullin 21, ai tregon se e blen dhe i sjell gjyshi i tij edhe nga Suedia.
“Më ka pëlqy qikjo veshje”, shprehet Ylli për rrobat që mban në dollapin e tij.
Në Prizren ku i ndjek mësimet e larta për hoxhë, ka marr edhe vendin e parë për veshje.
Ylli tregon se prizrenasit i kanë thënë “hallall të koftë që nuk e ke hup këtë traditë”.
E në Podujevë i kanë thënë se veshja e tij është më e mirë se e moshatarëve të tij ‘kullera’.
36
I riu llapjan tregon se edhe pse merr kritika për veshjen e tij, kur ka festa prapë se prapë vishet në stilin e tij.
Tradita e “burrit” të Llapit do të vazhdojë
Për veshjen karakteristike Ylli krah ka edhe anëtarët e familjes.
“Asgjë nuk më kanë thanë” thotë Ylli për familjen e tij.
Bile shpeshherë babanë e tij e kanë pyetur miqtë për veshjen e Yllit.
Kohën e lirë e kalon duke lexuar revista por edhe Kur’an, ndërsa lëndët më të preferuara janë matematika dhe gjeografia.
Ndërkohë daljet në kafene nuk i preferon.
“Me than 5 herë jom dal a jo në çajtore“, tregon ai vendin ku zakonisht del për të pirë çaj apo kafe turke.
Edhe pse nuk e ka shprehi frekuenetimit e kafiterive, ai i mbetet besnik ditës së pazarit. Gjithmonë gjen kohë për të dalur në të.
45
“Edhe unë në pazar dal gjithmonë kur vi të shtunën” shprehet Ylli.
Veshjen e tij ai do t’ia lë amanet edhe fëmijëve të tij.
“Po dihet djemve ju ka hije kjo veshje. Qysh vishna une, kjo kohë ka me ardhë apet”, thotë “burri” nga Llapi./Gazeta Fjala/
c

c1

c2

c3

c4