Burrërohet djali i Invës dhe Pirros, pushime në jug me të dashurën franceze

Vitet e tjera mund të ketë qenë duke pushuar në Dhërmi, por nuk ka rënë në sy si këtë verë, ku shfaqet i burrëruar, gjithë muskuj e
tatuazhe.

Anthony, djali 22-vjeçar i çiftit tashmë të divorcuar të artistëve Inva Mula e Pirro Çako, është fotografuar këto ditë të nxehta

në plazhin më të preferuar nga personazhet e njohur të showbiz-it.

Pas disa ditësh pushime në Qerret, Anthony është stacionuar në Jug me të dashurën e tij franceze, Marien, një bionde superelegante dhe e

veçantë.

Të dy të dashuruarit binin shumë në sy për mënyrën se si silleshin me njëri-tjetrin, plot konfidencë dhe përkëdhelje. Flitet se ata

janë njohur në Paris, ndërkohë që ia shprehin në çdo moment dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Anthony, i cili ka lindur në Paris (Francë), flitet se i ka lënë studimet në Londër, ku ndiqte shkollën në degën e muzikës, profesioni i dy

prindërve të njohur. Por kjo gjë mbetet një thashethem, përderisa nuk e ka rrëfyer vetë ai.

Ajo çfarë bën përshtypje është transformimi i Anthonyt, nga një djalë klasik në një rebel me muskuj e tatuazhe./panorama