Burrë e grua ishin live në Facebook, por shikoni se çfarë ju bën makina (Video)

Një i ri nga Turqia është në rrezik për jetën për shkak të një aksidenti. Emre Temel, 26-vjeç po priste para një restoranti në provincën Samsun në Turqi së bashku me gruan e tij Tugba 25-vjeçe, kur një veturë që po vinte prapa tyre ka humbur kontrollin dhe i ka goditur.
Ata kishin parkuar motoçikletën dhe po filmonin drejtpërdrejt derisa po qëndronin para restorantit.
Si pasojë e kësaj përplasjeje të tmerrshme, Emre raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Atë natë dolëm me bashkëshortin. Dhe derisa po prisnim para restorantit pasi kishte shumë mysafir, Emre vendosi të filmojë atmosferën edhe pse një gjë të tillë nuk e ka shprehi ta bëjë, por ja që atë ditë e bëri. Por, tani ai është duke luftuar për jetë sepse kurrë nuk ka besuar se një veturë do ta godet derisa qëndron në trotuar. Presim që nëse gjatë 48 orëve të ardhshme do të ketë ndryshime”,- ka gruaja Tugba.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Video Link