Bundesliga, rekord të ardhurash

download

Një model për t’u ndjekur.

Kampionati gjerman është shembull sportiv, përsa i takon infrastrukturës, por mbi të gjitha në aspektin ekonomik.

Bundesliga ka kaluar për të parën herë në 50 vjet histori shifrën e 2 miliardë euro të ardhura.

Ky është viti i tetë radhazi që kampionati në Gjermani e mbyll vitin me përfitime rekord.

Të ardhurat e klubeve janë 55 milionë euro, me 14 nga 18 ekipet elitare që kanë bilance pozitivë.

Përsa i takon përfitimeve të klubeve në rang europian, të ardhurat më të mëdha i ka Reali i Madridit.

Kampionët në fuqi të Spanjës kishin mbi 510 milionë euro të ardhura për vitin 2011-2012.

Pas tyre u rendit Barcelona me rreth 480 milionë. Më pas në listë janë Mançester Junajtid, Bajern Mynih, Çelsi dhe Arsenal.