Bukuroshja që i shtohet ‘skuadrës’ së Realit

Reali i Madridit ka pasur një mysafire të veçantë gjatë ditëve të fundit. Daniela Ospina, bashkëshortja e James Rodriguez ka shoqëruar lojtarin e ri të Realit gjatë aktiviteteve që ai ka pasur pas kalimit tek kjo skuadër.

22-vjeçarja ka ndjekur edhe konferencën për shtyp ku u bë prezanimi i sulmuesit që do të mbajë veshur fanelën me numrin 10, aq të dëshiruar nga futbollistët. Sulmuesi do të përfitojë 5 milionë euro në sezon dhe është blerë nga Monakoja për 80 milionë euro. James Rodriguez u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit me 6 gola dhe një nga këta gola, ai ndaj Uruguajit, është cilësuar si më i bukuri i turneut.