Bukuroshet që u tradhtuan nga të dashurit

loading...

main_Yjet2

loading...
Tradhtia, këtë gjë e bëjnë shumë meshkuj. Por, ndonjëherë, për arsye të panjohura, meshkujt i tradhtojnë të dashurat e tyre, të cilat janë të bukura dhe inteligjente, dhe të cilat janë të dëshirueshme për shumicën e meshkujve në tërë botën. Ata këtë tradhti zakonisht e kryejnë me femrat të cilat as me bukuri e as me sukses nuk mund t’i afrohen deri te gjuri partnereve të tyre, ndërsa ndonjëherë këto janë thjesht prostituta.

Arsyet e këtyre tradhtive vështirë që do të mësohen ndonjëherë. Në vazhdim do të paraqesim disa nga yjet e Hollivudit të cilat në lëkurën e tyre e përjetuan tradhtinë.

Elizabeth Hurley është aktorja dhe modelja e bukur, e cila megjithatë nuk i ishte e mjaftueshme ish-të dashurit të saj shumëvjeçar, aktorit Hugh Grant-it. Në fakt, Hugh është arrestuar për shkak të seksit me prostitutën lokale. “Ky është momenti më i keq i jetës sime. Shpresoj që momente të këtilla më kurrë mos t’i përjetoj”, tha kjo bukuroshe.

Edhe Halle Berry është tradhtuar dhe atë nga ana e këngëtarit, Eric Benet-it, i cili madje është paraqitur në klinikën për shërimin e varësisë nga seksi. “Kurrë nuk kam menduar që mua do të më ndodhte një gjë e këtillë. Po ja jetës nuk i dihet”, tha shkurt Berry.

Larg tradhtisë nuk mbeti as Jennifer Aniston. Ajo u tradhtua nga ish-bashkëshorti Brad Pitt. Pitt e tradhtoi me Angelina Jolie-n në të cilën u dashurua gjatë realizimit të filmit “Mr. and Mrs. Smith”. Sot këta dy të fundit janë në lidhje të lumtur dhe rrisin disa fëmijë.

Jennifer Lopez ka qenë viktimë e tradhtisë nga ish-dashuri Puff Diddy, i cili disa herë u gjend në përqafimin e Kim Porter-it. Diddy atëherë thoshte se këtë nuk e konsideron tradhti, por edhe përkundër kësaj ata u ndanë në vitin 2003. Diddy u martua me Kim-in, e cila është nëna e tre fëmijëve të tij.

loading...