Buffon: Kam frikë Real Madridin

loading...

buffon

loading...
Juventusi ështe rikthyer e frikshme në Evropë dhe këtë e tregojnë statistikat: Që nga 7 Nëntori në Champions League ka arritur 5 fitore në po kaq ndeshje duke mos pësuar asnjë gol. Kapiteni bardhezi Gigi Buffon konfirmon rikthimin në nivele të larta të Juventusit në lojë dhe rezultate por kërkon vetëm një “nder” nga shorti.

“Jam i lumtur sepse nëse mendojmë se ku kemi qenë 15 muaj më parë, duke luftuar për vendin e 7 në kampionat, them se kemi arritur një objektiv të madh. Jemi përmirësuar shumë në lojë dhe në grup, imponojmë lojën tone dhe kjo është e rëndësishme. Të shkojmë deri në fund të Championsit? Duhet shumë fat në këto kompeticione, e pamë me Manchesterin që dukej sikur po eliminonte Realin dhe më pas ndryshoi gjithçka. Duhet zotësi por edhe fat, shumë fat.”

Lidhur me shortin, Buffon nuk ka preferenca por për momentin dëshiron të evitojë vetëm një skuadër. “Kam frikë Real Madridin sepse në 3 përballje të tilla i kemi eliminuar dhe duke parë probabilitetin. Nëse përballemi me ta shpresoj pak më vonë dhe jo në çerekfinale”, përfundoi kapiteni bardhezi, Gigi Buffon.

loading...