Buffon e tradhtoi dhe e la për gazetaren, flet për herë të parë ish-gruaja e portierit

loading...

loading...

Ish- bashkëshortja e portierit italianGigi Buffon, Alena Seredova tregon për herë të parë për ndarjen dhe për jetën e saj pas divorcit. Çifti u njoh 10 vjet më parë, në vitin 2011 u martuan dhe në 2014-ën erdhi tradhtia dhe ndarja me Buffon.

39-vjecarja nuk ka folur kurrë më parë rreth kësaj çështje, vetëm tani që plagët janë mbullur dhe kanë kaluar vite ajo ndihet gati të tregojë atë që kaloi.

Në një intervistë për revistën e njohur italiane, Chi ka treguar se ishte një goditje e madhe: “M’u shemb bota, lajmin e tradhtisë e kam mësuar nëpërmjet mediave, ishte tmerr. Më dukej sikur shtëpia më kishte marr flakë dhe mendimi i vetëm që kisha ishte të shpëtoja fëmijët e mi’- ka thënë ajo, përshtati “BalkanWeb”.

E pikërisht për qetësinë e tyre Alena i qëndroi ftohtë skandalit mediatik. “U bëra e fortë për fëmijët e mi. Kam bërë gjithçka që ata të ndiheshin mirë e sot qëndroj me kokën lart.

Por s’ka qenë e lehtë. Le të themi që kisha hasur shenja se diçka nuk shkonte mirë, por nga mënyra se si jam e gatuar nuk e pranoja dot hapur se kishte një problem”-përfundoi 39-vjecarja.

loading...