Budalla apo i rrezikshëm? Ec përgjatë kufirit gjerman i maskuar dhe me flamur të ISIS-it (Video)

Një person i maskuar e ka xhiruar veten duke ecur përgjatë kufirit gjerman duke e mbajtur flamurin e ISIS-it në dorë. Ai ka thënë se këtë e ka bërë për t’i thumbuar zyrtarët gjermanë për shkak të mungesës së kontrolleve të sigurisë. Ai e ka postuar videon në YouTube dhe e quan veten Vlad Tapes, Ai ka thënë se e ka postuar këtë video për të treguar se sa patetik është kufiri mes Gjermanisë dhe Danimarkës. Videoja është postuar pas sulmit terrorist në Berlin, gjatë të cilit zyrtarët gjermanë u kritikuar se e kishin lejuar sulmuesin Anis Amir të bredhte dhe të largohej nga Gjermania i pavërejtur. “Një qytetar danez i veshur në rrobat të Shtetit Islamik (ISIS), me flamur të ISIS-it dhe revole të rreme, për të treguar sa patetik është kufiri mes Gjermanisë dhe Danimarkës,” ka shkruar në YouTube Tapes. “Nuk pati kontrolle kufitare. A ndiheni të rehatshëm me kufijtë tanë të hapur?” ka pyetur ai
s