Bruno Mars rrëfen për tekstet eksplicite

foto (1)

Këngëtari i famshëm, Bruno Mars thotë se të shkruarit këngë të “mëdha” është një nga gjërat më të vështira për tu bërë. Këngëtari pushtoi skenën muzikore me albumin e tij të parë, ‘Doo-Wops & Hooligans’ në vitin 2010 dhe së fundmi ka lansuar albumin e tij të ri, ‘Unorthodox Jukebox’ nga i cili doli një mega hit si, ‘Locked Out of Heaven.

Këngët e tij shpeshherë janë tejet të guximshme dhe herë herë marrin konotacion seksual por, Bruno ndihet krenar për këtë gjë.

“E dini se sa vështirë është të shkruani një këngë të madhe? Ajo gjë është e vështirë njerëz, shumë e vështirë. Madje, është gjëra më e vështirë që mund ta bëni”, ka thënë ai në një intervistë për GQ.

Bruno ka thënë se ai nuk dëshiron që këngët e tija të jenë diçka të “sigurta” dhe “të lehta”. Ai nuk do që thjeshtë njerëzit të thonë: “Tingëllon mirë”.

Kur jemi në këtë pikë, është për tu përmendur kënga e tij ‘Gorilla’, këngë kjo me një tekst tejet eksplicit./LajmeOnline/