Britney transparente

loading...

britney-kemisha

loading...
2013-ta nuk nisi siç duhej për Britney Spears. Këngëtarja, që pa një ringjallje në 2012, u nda miqësisht nga Jason Trawick, ish-menaxher, njëkohësisht edhe i dashuri i fundit i saj. 

Ndarja “ka çliruar” Britney-n e cila u pa me transparente se kurrë duke bërë shoping në një supermarket. 31-vjeçarja kishte zgjedhur një këmishë plazhi ngjyrë të kaltër transparente që linte pak për imagjinatën.

Në fakt këngëtarja ka kërkuar një periudhë qetësie, larg angazhimeve në jetën personale dhe afër angazhimeve në atë profesionale. Dhe në frymën e kësaj, pak pasi u fotografua “transparente” në supermarket ajo iu drejtua studios për xhirimin e këngës së re dhe nëpërmjet profilit në rrjetin social Facebook, premtoi se do të ishte një hit surprizë për të gjithë fansat e saj.

Do të jetë apo jo një “hit” kënga e re? Këtë s’mund ta dimë, por ajo që dimë është se nëse vazhdon të vishet në këtë mënyrë, statusi single i Britney vështirë të zgjasë për shumë kohë.britney570

loading...