Britaniku me mjekër udhëton në Gjermani me pasaportën e të dashurës, askush nuk e vë re

britani


Një burrë nga Britania e Madhe, që fluturoi drejt Gjermanisë duke përdorur pasaportën e të dashurës, e kuptoi se kishte gabuar vetëm kur mbërriti në destinacion, pasi kishte arritur të kalonte të gjitha sportelet e sigurisë.
Josh Reed, i cili mban mjekër, udhëtoi nga London Stansted në Dortmund me linjën ajrore Ryanair duke përdorur (gabimisht) pasaportën e të dashurës së tij brune, Sophie, raporton ‘The Sun’.

britani1

Sipas 21-vjeçarit, punonjësit e sigurisë e kishin kontrolluar vetëm për biletën dhe ai e kishte kuptuar se kishte udhëtuar me pasaportën e gabuar vetëm kur kishte mbërritur në Gjermani. Askush nuk e kishte kuptuar se ai nuk ishte e dashura e tij Sophie Watkins.
“Ne kemi mbiemra të ndryshëm dhe padyshim që nuk ngjajmë fare”, tha 21-vjeçari për ‘The Sun’.