Britania në alarm: “Po na pushtojnë shqiptarët”

loading...

Një ditë pasi një gomone me 18 shqiptar, e cila ishte nisur drejt bregut të Kent në Britani, u shpëtua nga roja bregdetare, pasi mjeti me të cilin udhëtonin pësoi një defekt, mediat britanike japin alarmin se më shumë emigrantë nga vendi ynë mund tentojnë të futen ilegalisht në vend.

Në një artikull të sajin, e përditshmja “Daily Mail” shkruan se ekspertët kanë paralajmëruar autoritetet, se kufijtë e Britanisë nuk janë të sigurtë dhe janë të hapur për emigratët.

Gomonja me shqiptarë, e shpëtuar ditën e djeshme, është e dyta brenda dy javëve, që tenton të futet në Angli, duke shtuar kështu, sipas “Daily Mail” frikën se më shumë të tjerë po tentojnë të ndërmarin një udhëtim të tillë.

Kjo ka bërë gjithashtu që të dalë në pah dhe numri i vogël i forcave kufitare që patrullojnë të gjithë bregdetin britanik. Sipas të përditshmes britanike janë vetëm tre anije që patrullojë 7.700 milje bregdet.

Ish – kreu i flotës detare tha se, një mungesë e tillë sigurie ve në rrezik të madh vendin dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëherëshme.

Nga ana tjetër, një zyrtar i rojes bregdetare franceze u shpreh se kanali i La Manche shumë shpejt do t’i përngjajë Mesdheut, ku me qindra kanë humbur jetën.

Ditën e diel, operacioni për shpëtimin e 18 shqiptarëve nisi pasi ata njoftuan të afërmit e tyre në Calais, për shkak se gomonja me të cilin udhëtonin po fundosej. Shqiptarët shoqëroheshin nga dy britanikë, të cilët dyshohet se po i trafikonin ata drejt vendit të tyre.

Ndërsa pak ditë më parë, një jaht u ndalua në Sussex, në bordin e të cilit ndoheshin 17 emigrantë, po shqiptarë. Këta të fundit po trasportoheshin nga një britanik i kërkuar për vrasje.

loading...

loading...