Britania çmendet për suksesin e Andy Murray në Wimbledon

loading...

697108-murray-wins-wimbledon

loading...
Andy Murray “sir”. Në Britaninë e Madhe çmenden të gjithë pas tenistit që riktheu në tokën e tyre, titullin me të cilin anglezët identifikohen, turneun e Wimbledonit. Sipas të përditshmes, “Scottish Daily Mail”, kërkesa ka mbërritur tashmë në “Downing Street”, ndërsa “The Scotsman” shkon edhe më tej duke nxjerrë në pah krenarinë skoceze. Gazeta në fjalë publikon një foto ku kryeministri skocez, Alex Salmond, i valvit nën hundë homologut të tij anglez, flamurin skocez. Është pikërisht kryeministri britanik, David Cameroon ai që shprehet se askush më shumë se Murray nuk e meriton titullin “Kavalier”, duke theksuar si ai lehtësoi shpirtin e vendit pas suksesit historik në Wimbledon.

Me titullin “Rruga drejt përjetësisë”, gazeta “The Press and Journal”, e ngre tenistin më majën të lartë të olimpit të sportit, ndërsa “Guardian” shkruan se britaniku arriti Everestin e sportit. Në linjën e entuziazmit vijon edhe “Mirror” që shton se Murray është ekzorcisti që largoi demonët e tenisit. “Pritja mori” fund shkruan “Telegraph” duke vënë theksin në rikthimin e trofeut te një britanik pas 77 vjetësh, ndërsa “Daily Star” e cilëson këtë moment si kulmin e karrierës së tij. “The Sun” zgjedh lojën e fjalëve “KISSTORY” duke iu referuar përqafimit të Murray me mamanë Judy.

Për mediat ishullore, nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm se ky për të nxjerrë nga arsenali këtë lumë elozhesh, pasi ankthi që zgjati rreth 8 dekada mori fund dhe tashmë të gjithë britanikët shikojnë përpara sepse dëshirojnë që Murray të ngjitet edhe në majën e tenisit botëror. “The Independent” i kujton kampionit olimpik se suksesi i mundshëm në US Open mund t’i sigurojë vendin e parë në renditjen ATP. Një objektiv ky që tashmë bëhet edhe më i prekshëm, sepse Murray është njeriu që shkatërroi 3-0 rivalin më të fortë të botës, Novak Djokovic.

loading...